99 vjetori i lindjes së emblemës Musine Kokalari, si kujtohet sot

Publikuar tek: kulture-art, më 13:51 10-02-2016 99 vjetori i lindjes së emblemës Musine Kokalari, si kujtohet sot

10 shkurti shënon datën e lindjes së shkrimtares dhe intelektuales Musine Kokalari të dënuar nga diktatura. Shkrimtari i njohur Lazër Stani e kujton sot Musine Kokalarin  në 99 vjetorin e lindjes, si një emblemë të dinjitetit dhe qendresës së shqiptarëve ndaj diktaturës. Stani shkëput edhe një pjesë nga shënimet personale të Kokalarit.

“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit", shkruante intelektualja.

E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, Musine Kokalari u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 vite në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik dhe vite më vonë, kur u zvarros pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi i tekstit / Zbulohet se kush është më i dhunshëm, Bibla apo Kurani
Gianni Overi, Konsull i Nderit të Shqipërisë në Itali. Suksesi, dashuria për shqiptarët dhe detajet e jetës së biznesmenit që bashkëpunon me Gagën e Beckham »
Article Logic
Execution time: 0.023915767669678
array(1) { ["section"]=> string(70) "99-vjetori-i-lindjes-se-emblemes-musine-kokalari-si-kujtohet-sot-32222" }