99-vjetori i lindjes së “Heroit të Popullit”, Rrahman Parllaku, ja urimi i Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 17-04-2018 99-vjetori i lindjes së “Heroit të Popullit”, Rrahman Parllaku, ja urimi i Ramës

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama ka ururar për ditëlindjen e 99-të “Heroin e Popullit” ”, Gjeneral Rrahman Parllaku.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Rama shprehet se Parallaku meriton nderimin dhe mirënjohjen e të gjithëve për çdo sakrificë për të qenë protagonist i historisë së Shqipërisë.

“Jetë të gjatë me shëndet e gëzime gjeneral Rrahman Parllaku! Pleqëri të bardhë heroi ynë i gjallë”, shkruan mes të tjerash Rama.

 Postimi i plotë:

Në 99-vjetorin e lindjes:

FITIMTARI I TRI KOHEVE...

Jeta prej heroi e Gjeneral Rrahman Parllakut.

Sot “Heroi i Popullit”, Gjeneral Rrahman Parllaku mbush 99 vjet jetë; jetë në luftë e përpjekje pafund, jetë në sakrifica e privacione, jetë në tri epoka e tri kohë, jetë prej partizani e luftëtari antifashist, jetë prej heroi e komandanti ushtarak, por edhe jetë në ferrin e persekucionit komunist, prej nga na vjen si një feniks, për të qenë ndër ne dëshmitar e protagonist i historisë së Shqipërisë; prej monarkisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e prej rregjimit totalitar në epokën e lirisë.
Rrahman Parllaku në sagën e vet i ka jetuar të gjitha; mjerimin, luftën, paqen, rritjen e lavdinë, fuqinë e pushtetit, por edhe rënien prej armiqësisë së pushtetit që iu dedikua e i shërbeu me idealizëm, rilindjen e lirinë. 
E përmes këtyre dallgëve, shpirti e karakteri i tij mbeti i pandryshuar, me një jetë prej heroi, si pakkush në botën që jetojmë. 
Sot ai është fitimtari i tri kohëve e meriton nderim e mirënjohje prej të gjithëve! 
Jetë të gjatë me shëndet e gëzime gjeneral Rrahman Parllaku! Pleqëri të bardhë heroi ynë i gjallë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan kërkoi "kokën" e tij, flet për herë të parë kreu i KMSH Skëndër Bruçaj
Xhafaj flet për marrëdhëniet me Ramën: Nuk jam tip i lehtë… »
Article Logic
Execution time: 0.013322830200195
array(1) { ["section"]=> string(83) "99-vjetori-i-lindjes-se-heroit-te-popullit-rrahman-parllaku-ja-urimi-i-rames-117157" }