Mësoni cilat janë profesionet që do paguhen më shumë në 2018-ën në Shqipëri (LISTA)

Publikuar tek: ekonomi, më 18:17 02-01-2018 Mësoni cilat janë profesionet që do paguhen më shumë në 2018-ën në Shqipëri (LISTA)

Papunësia dhe punët e papaguara mirë po shtyjnë shumë shqiptarë të emigrojnë.

Por disa profesione në Shqipëri priten të paguhen shumë mirë në 2018-ën. Nuk është shumë vonë të filloni të specializoheni për profesionet që kërkon tregu.

EPPC Albania&Kosovo, agjenci rekrutimi dhe trajnimi, pohon për “Monitor” se në vitin 2018, pritet të ketë një kërkesë më të madhe për pozicionet drejtuese, (Nivelet CEO-1 & CEO-2) dhe për ato pozicione që gjenerojnë shitje dhe biznes, për profilet më poshtë:

  1. Shitje/Marketing;
  2. Financë/Kontabilitet;
  3. Specialistë informatike;
  4. Inxhinier ndërtimi, mekanik, elektrik, informatikë;
  5. Njohës të gjuhës gjermane/angleze dhe franceze.

Pagat në kategorinë e drejtuesve variojnë nga 150,000 – 400,000 Leke Neto.

Industritë që paguajnë më mirë janë:

  1. Sektori Bankar/Financiar;
  2. Mineralet, Nafta & Gazi;
  3. Informatika (Zhvilluesit);
  4. Farmaceutika/Kujdesi shëndetësor;
  5. Shitja me Pakicë;
  6. Distribucioni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032052993774414
array(1) { ["section"]=> string(8) "a-105184" }