A ankoheni shpesh? Ja çfarë konfirmojnë shkencëtarët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:58 03-10-2016 A ankoheni shpesh? Ja çfarë konfirmojnë shkencëtarët

Ankimet nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Sipas psikologëve, ankimet e shpeshta jo vetëm do të dëmtojnë gjendjen tuaj psikologjike, por edhe të njerëzve përreth.

Sipas neuroshkencës, sinapset e trurit janë të ndara nga njëra-tjetra dhe në mendime të caktuara, qofshin ato negative apo pozitive, njëra anë e trurit dërgon sinjale në anën tjetër.

Në raste mendimesh negative, truri rëndohet dhe për pasojë ju bën të ndjeni stres e trishtim.

Përveç kësaj, psikologët shpjegojnë se ankesat e shumta në lidhje me çështje të caktuara bëjnë që edhe njerëzit përreth jush të mërziten e t’ju përçohen energji negative.

Në mënyrë që të mbroni shëndetin e trurit, ndaloni vesin e të ankuarit dhe mendoni pozitivisht sepse stresi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e rrezikut të sëmundjeve të caktuara, përmendim këtu sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet neurologjike,  obezitetin etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22519516944885
array(1) { ["section"]=> string(57) "a-ankoheni-shpesh-ja-cfare-konfirmojne-shkencetaret-54931" }