A dëmtohet Kombëtarja nga largimi i futbollistëve kosovarë? Përgjigjen qytetarët

Publikuar tek: sport, më 10:51 20-08-2016 A dëmtohet Kombëtarja nga largimi i futbollistëve kosovarë? Përgjigjen qytetarët

Largimi nga Kombëtarja i disa futbollistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova ka qenë temë kryesore ditët e fundit në media. Për këtë arsye Newsbomb.al pyeti lexuesit nëse largimi i disa futbollistëve kosovarë do e dëmtonte Kombëtaren.

Mendimi ka qenë i ndarë dhe ata që mendojnë se skuadra nuk dëmtohet janë vetëm katër përqind në avantazh ndaj atyre që mendojnë të kundërtën.

51% e votuesve janë shprehur se Kombëtarja nuk dëmtohet nga këto largime, ndërsa 49% besojnë se do të ketë probleme. Vetëm 2% e votuesve janë shprehur me “nuk e di” për këtë situatë.

Ndoshta fakti se futbollistët e larguar nuk ishin pjesë e formacionit të parë, ka ndikuar në krjimin e opinionit se Kombëtarja Shqiptare nuk dëmtohet nga kjo situatë.

Për të votuar në sondazhin e ri klikoni: KËTU

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekord shqiptarësh në Serie A, ja sa futbollistë luajnë në kampionatin më të fortë në Europë
TKZ reagojnë për herë të parë për largimet nga Kombëtarja, kërkesë qeverive: Mjaft më me foto, kaloni në vepra »
Article Logic
Execution time: 0.019531011581421
array(1) { ["section"]=> string(85) "a-demtohet-kombetarja-nga-largimi-i-futbollisteve-kosovare-pergjigjen-qytetaret-50320" }