A do e mbështesë Tahiri Blushin si mik të mirë? Përgjigjet Tahiri: “PRO” zgjedhjeve për kryetarin e PS në Kongres

Publikuar tek: politike, më 11:37 28-01-2016 A do e mbështesë Tahiri Blushin si mik të mirë? Përgjigjet Tahiri: “PRO” zgjedhjeve për kryetarin e PS në Kongres

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ka mohuar të ketë një debat brenda PS sa i takon zgjedhjeve për kreun e partisë.

I pyetur nga gazetarët nëse do e mbështesë kandidimin e Ben Blushit për të marrë kreun e PS, nisur edhe nga miqësia e mirë që ekziston mes të dyve, Tahiri tha: “Kjo nuk ka lidhje fare, e rëndësishme është që PS ka hyrë në një proces të drejtpërdrejtë me qytetarët”.

“Unë nuk e di që ka patur debat më duket vazhdimi i një historie të pakutimtë, jemi në një proces reformimi brenda PS, ka të bëjë me zgjerimin e kapaciteteve politike, me komunikimin  me publikun.

Mministri Tahiri tha se parimi i votimit "një anëtar një votë" për kryetarin është në rastin kur partia është në opozitë, ndërsa kur është në pushtet “rinovimi i forumeve të zgjedhura bëhet nëpërmjet kongresit

"Patjetër do ketë zgjedhje. Të gjitha forumet do rinovojnë mandatet e tyre. Mandati i çdo forumi përfshirë mandatin e kryetarit ka rinovim, që bëhet në Kongres sipas propozimit të grupit që zgjidhet...”, tha Tahiri në fjalën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama porosit ministrat: Bëhuni më të dukshëm
Berisha mbron Manjanin :''Për byronë Rama del dhe thotë s’ma pranon ministri i Drejtësisë, po ti e do për vete''. Bën dhe një debat me Metën e Ballën »
Article Logic
Execution time: 0.026820182800293
array(1) { ["section"]=> string(115) "a-do-e-mbeshtese-tahiri-blushin-si-mik-te-mire-pergjigjet-tahiri-pro-zgjedhjeve-per-kryetarin-e-ps-ne-kongres-31148" }