'A do e mësosh djalin ta urrejë Serbinë? Almeda Abazi inatoset me fansat (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:09 12-06-2019 'A do e mësosh djalin ta urrejë Serbinë? Almeda Abazi inatoset me fansat (FOTO)

Rreth një muaj më parë ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan u bënë prindër për herë të parë.

Bukuroshja shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Efehan, ndërsa nuk ka ngurruar të publikojë edhe foto të vogëlushit.

Ndonëse është e përkushtuar në rritjen e djalit, Almeda nuk i ka lënë pas dore as fansat. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, mirëpo diçka e ka nervozuar së fundmi.

Njëri prej ndjekësve të saj në Instagram e ka pyetur nëse do e mësojë djalin ta urrejë Serbinë dhe kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak Almedës.  

“Unë as që e di se çfarë është urrejtja. Mjaft më dërguat këto mesazhe idiote”, i është përgjigjur Alemda Abazi.

hate-1.jpg

a01d18a1c10030134c69f0b384f1db8a_L.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069849491119385
array(1) { ["section"]=> string(82) "a-do-e-mesosh-djalin-ta-urreje-serbine-almeda-abazi-inatoset-me-fansat-foto-167919" }