A do jetë LSI e pranishme në seancën e parë parlamentare? Luan Rama zbulon vendimin e grupit parlamentar

Publikuar tek: politike, më 15:17 12-01-2018 A do jetë LSI e pranishme në seancën e parë parlamentare? Luan Rama zbulon vendimin e grupit parlamentar

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka dhënë një deklaratë për mediat, fill pas përfundimit të mbledhjes së parë të këtij viti të grupit parlamentar të LSI.

Një ndër vendimet e marra është nëse LSI do të marrë pjesë në seancën e parë parlamentare më 15 janar.

Sipas Luan Ramës, LSI ka vendosur që te jetë pjesë e këtij sesioni, pasi do të përgfaqësojë interesat e qytetarëve në kuvend.  

“Në fokusin e diskutimit në mbledhjen e grupit parlamentar ishte aksioni politik i 2018-ës, axhenda politike e LSI dhe mbështetja e grupit.

Vendosëm të marrim pjesë në seancën e datës 15 janar në kuvend për të ushtruar me vondosmëri përfaqësimin në Kuvend, ushtruar me vendosmëri rolin opozitar dhe për të qenë mbrojtëse e interesit publik, si dhe për të ridimensionuar angazhimin dhe veprimin politik në debatin parlamentar.

Grupi mbështeti qëndrimin e kryesisë së LSI për organizimin e protestës së 27 janarit dhe është e angazhuar për të sjellë revoltën qytetare dhe shqetësimin qytetar me qëllim që 2018-ta të jetë viti i luftës kundër varfërisë. LSI është në të njëjtën linjë për integrimin europian të vendit dhe do ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe jemi të vendosur që vendi të çelë negociatat, si dhe për të realizuar reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”, tha Luan Rama.

Më shumë në këtë kategori: « Pas Vlahutin, Ambasadori Lu në zyrën e Xhafajt, çfarë u diskutua 60 minuta “kokë më kokë”
Takimi Xhafaj-LU: Çështja e Tahirit të zgjidhet në gjykatë, do monitorojmë gjithçka »
Article Logic
Execution time: 0.01418399810791
array(1) { ["section"]=> string(110) "a-do-jete-lsi-e-pranishme-ne-seancen-e-pare-parlamentare-luan-rama-zbulon-vendimin-e-grupit-parlamentar-106333" }