A do ta mbajë Veliaj projektin e Bashës për Pazarin e Ri?(FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 08:36 13-08-2015 A do ta mbajë Veliaj projektin e Bashës për Pazarin e Ri?(FOTOT) Projekti i Bashës për Pazarin e Ri

Dje kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpallur rregullimin e sheshit ‘’Avni Rustemi’’, ose siç njihet ndryshe Pazari i Ri në Tiranë. Veliaj përmendi dje vetëm që ky shesh do ketë pamje të re, ditën do përdoret si treg dhe pasdite si hapësirë turistike me restorante me ushqim tradicional dhe dyqzne artizanësh. Por a do të mbajë Veliaj planin e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha për këtë shesh?

Dy muaj para fushatës elektorale Basha shpalli planin për Pazarin e Ri, duke thënë se ai do të ishte si Barcelona. Dhe në fakt ky projekt u ideua së bashku me Fondacionin Shqiptar Amerikan të Zhvillimit, i drejtuar nga Majkëll Ganof.

 “Projekti i përbashkët me Fondacionin Shqiptar amerikan të Zhvillimit do të zbresë në zemrën e Tiranës në atë që quhet zona e Pazarit të ri. Një projekt modern parashikon rehabilitimin total të sheshit “Avni Rustemi” dhe zonës së pazarit të ri dhe kthimin në parametra moderne, të lakmueshme dhe për qendra të mëdha europiane dhe të frymëzuara nga zona moderne siç janë ato të Barcelonës”, tha asokohe Basha për projektin që kushtonte 6 milionë euro, nga të cilat bashkia ishte e gatshme të jepte gjysmat.

Ganof siguroi që fondacioni do jepte 2.3 milionë dollarë, duke siguruar nisjen e punës.

 “Këto projekte nuk kanë lidhje vetëm me krijimin e infrastrukturës së re, por me krijimin e një fryme të re, krijimin e një gjallërie të re midis biznese të cilat mblidhen së bashku për të punuar dhe për të jetuar. Ky projekt në Tiranë është faktikisht shumë i madh dhe Fondacioni është i gatshëm të angazhojë deri në 2.3 milion dollarë. Kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e Pazarit të Ri dhe në momentin që financat janë të qartësuara jemi të gatshëm të fillojmë punën.”, tha Ganof.

Veliaj deklaroi dje se puna do të nisë shumë shpejt, në tetor, por nuk dihet nëse do të nisë me idenë e vjetër, apo të re të Veliajt, siç bëri me Bulevardin e Ri dhe Lumin e Tiranës.

pazariri2

pazariri3

pazariri4

pazariri5

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kastriot Islami ironizon Ramën: Pushime në Dhërmi por e ndjek fantazma e Lalzit
Veliaj publikon listën e borxheve të bashkisë: 30 milionë dollarë fatura të papaguara »
Article Logic
Execution time: 0.024618148803711
array(1) { ["section"]=> string(68) "a-do-ta-mbaje-veliaj-projektin-e-bashes-per-pazarin-e-ri-fotot-18289" }