A do të bojkotojë pd parlamentin të enjten? Grida Duma: Do jem pranë qytetarëve

Publikuar tek: barometri, më 09:22 04-04-2018 A do të bojkotojë pd parlamentin të enjten? Grida Duma: Do jem pranë qytetarëve

Partia Demokratike ka paralajmëruar se të enjten do të nisë aksioni opozitar për mosbindje civile. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputetja e PD, Grida Duma nuk dha shumë detaje nëse do të ketë një bojkot apo jo, por tha se ajo personalisht të enjten do të jetë pranë qytetarëve.

Të enjten do të ketë bojkot të seancës së parlamentit?

Grida Duma: Të enjten unë personalisht, nuk di do të ketë bojkot apo jo sepse këto janë vendime që merren në forumet e partisë. Nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë pjesë e ndonjë vendimmarrje specifike. Kam ndjekur gjithmonë vendimet e forumeve të partisë. Unë personalisht do të jem pranë qytetarëve atje ku sigurisht është prioriteti kryesor për të kuptuar që kemi një produket nga e gjitha kjo.

Por ju jeni votuar si deputete duhet të jeni dhe në parlament

Grida Duma: Sigurisht kam ndërgjegjjen e plotë për të kuptuar prioritetet, që në këtë rast janë qytetarët?

Duma komentoi edhe mbledhjet e përbashkëta të PD dhe LSI, që sipas saj janë shumë normale.

A janë të drejta mbledhjet në selinë e PD me aleatët e tjerë dhe LSI?

Grida Duma: Nuk ka asnjë dyshim që janë të mirëpritur të gjithë ata aleatë, forca apo grupe interesi që bëhen bashkë në kauzën opozitare. I takon opozitës të mbajë edhe spektrin edhe forcën sepse PD është forca më e madhe opozitare dhe kjo nuk ka asnjë dyshim që duhet të shkojë në këtë logjikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055062055587769
array(1) { ["section"]=> string(84) "a-do-te-bojkotoje-pd-parlamentin-te-enjten-grida-duma-do-jem-prane-qytetareve-115604" }