A do të ndjekë Shqipëria Islandën në rrugën drejt historisë?

Publikuar tek: sport, më 10:46 07-09-2015 A do të ndjekë Shqipëria Islandën në rrugën drejt historisë?

Islanda është kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian pas barazimit pa gola mbrëmjen e djeshme ndaj Kazakistanit.

Një arritje e madhe kjo për ishullin e vogël nordik, që sheh pas vetes skuadra të mëdha si Hollanda.

Islanda ndodhet në grupin I për eleminatoret e Kampionatit Europian, së bashku me Hollandën, Çekinë, Turqinë, Letoninë dhe Kazakistanit. Pas hedhjes së shortit, skuadra islandeze konsiderohej si jo pretendente për tu kualifikuar direkt, por mund të provonte të arrinte vendin e tretë për play-off’in.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Heimir Hallgrímsson, tregoi që në ndeshjen e parë se nuk kishte aspak ndërmend të nënvlerësonte veten, dhe fitorja 3-0 në fushën e saj kundër Turqisë e konfirmoi këtë.

Më pas do vinin suksese të njëpasnjëshme, fitorja 3-0 në fushën e Letonisë dhe rezultati historik ndaj Hollandës, 2-0 për islandezët në Rejkjavik. Hollanda do të pësonte një tjetër humbje të turpshme 4 ditë më parë në shtëpinë e saj përball Islandës, ndërsa kjo e fundit tregoi se nuk kishte më konkurrentë.

Me vetëm një humbje të regjistruar në grup, Islanda së bashku me Çekinë janë skuadrat që kanë tashmë të sigurtë kualifikimin direkt, ndërsa në dy ndeshjet e fundit do të luajnë për vendin e parë.

Por, a mund të ndjekë edhe Shqipëria të njejtin sukses si Islanda?

Vendosja e Shqipërisë në grupin I, nuk u prit aspak mirë për arsye se skuadra jonë renditej e fundit si më e dobëta e grupit me 5 skuadra. Gjithesesi, ekipi i drejtuar nga Gianni de Biasi ka qenë po aq surprizues sa edhe Islanda.

Me asnjë humbje të regjistruar, Shqipëria rendiet e treta në grup me pikë të barabarta me Danimarkën e vendit të dytë, por ndryshe nga nordikët ka një ndeshje më pak të luajtur. Fitorja 1-0 në ndeshjen hapëse të kualifikimeve ndaj Portugalisë, ishte padyshim diçka e papritur për të gjithë, por Kombëtarja kuq e zi, tregoi se ai trepikësh nuk erdhi rastësisht. Barazimi në Elbasan me Danimarkën dhe më pas fitorja me Armeninë, konfirmoi se skuadra jonë ndryshe nga çka ishte menduar në fillim, po luante për tre vendet e para të grupit.

Sot në mbrëmje Kombëtarja jonë do të zbresë në fushë për tu përballur sërish me Portugalinë. Të dyja skuadrat kanë deklaruar se kërkojnë vetëm fitore. Një barazim mund t’i bënte punë Shqipërisë për të mbetur në garë për kualifikimin direkt në Euro2016, duke marrë parasysh se mbeten edhe dy ndeshje të tjera kundër Serbisë dhe Armenisë për t’u luajtur.

Gjithsesi, shqiptarët këtë sezon nuk duan të mbeten në ëndërr, por dëshirojnë të zgjohen në Francë së bashku me skuadrat më të forta të Europës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo nuk i injoroi tifozët shqiptarë, autografe në stadium (Video)
Kur Ronaldo u “kurorëzua” Miss Bota në Shqipëri (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.17757821083069
array(1) { ["section"]=> string(65) "a-do-te-ndjeke-shqiperia-islanden-ne-rrugen-drejt-historise-20149" }