A do të paguhen azilkërkuesit shqiptarë, ambasada gjermane njofton ç’do të ndodhë këtë muaj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:05 05-12-2017 A do të paguhen azilkërkuesit shqiptarë, ambasada gjermane njofton ç’do të ndodhë këtë muaj

Ambasada gjermani në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë azilkërkuesit dhe mundësitë për tu paguar.

Ambasada sqaron se nuk do të përfitojë financiarisht asnjë azilkërkues shqiptar, pasi Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt.

“Sqarim: Asnjë asistencë e re financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar!

Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim.

Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e - sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor - përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri”, sqaron ambasada gjermane.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084948539733887
array(1) { ["section"]=> string(97) "a-do-te-paguhen-azilkerkuesit-shqiptare-ambasada-gjermane-njofton-c-do-te-ndodhe-kete-muaj-102025" }