A do ulet çmimi i naftës në Shqipëri pas uljes së dollarit?

Publikuar tek: ekonomi, më 20:37 21-08-2015 A do ulet çmimi i naftës në Shqipëri pas uljes së dollarit?

Monedha amerikane është nënçmuar sot në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 123.91 lekë, 1.28 lekë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti, sipas serive kohore të bankës.

Edhe euro ka shënuar rënie të lehtë, duke arritur dhe ajo afër nivelit më të ulët të vitit.

Lëvizjet e sotme reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari u dobësua, pas të dhënave zhgënjyese për Kinën, si dhe pritshmërive që në shtator nuk do të ketë një rritje të normave nga Fed në SHBA, një sinjal ky se rimëkëmbja ekonomike po ngadalësohet.

Në bursa, një euro u këmbye me 1.128 USD, me një rritje prej 0.38%, duke u reflektuar në tregun shqiptar me një rënie të fortë të dollarit.

Dollari i fortë gjatë këtij viti, që arriti deri në 133 lekë në mars, ka qenë një nga argumentet e operatorëve të karburanteve për naftën e shtrenjtë në tregun vendas, e cila blihet me dollar dhe është afër nivelit më të lartë rekord prej 190 lekëve për litër, transmeton Monitor.

Nga ana tjetër, çmimet e naftës amerikane në bursat ndërkombëtare shkuan drejt rënies së tetë javore radhazi të premten, duke shënuar periudhën më të gjerë me ulje që nga 1986-a, pasi një rënie në prodhimin kinez rriti shqetësimet lidhur me shëndetin e konsumatorit më të madh të energjisë.

Nafta europiane, që shërben si referencë për tregun shqiptar, po shënon rënien në shtatë javë nga tetë, duke rënë të premten me 60 cent në 46.02 dollarë për fuçi, pasi kishte rënë edhe 54 cent të enjten.

Aktualisht nafta në tregun e brendshëm tregtohet në nivelin e 180-188 lekë për litër, me një mesatare prej rreth 185 lekë për litër, afër niveleve rekord të arritura në janar 2014, kur nafta në bursa ishte afër 120 dollarëve për fuçi

Aktorët e tregut kanë paralajmëruar se pritet të fillojë ulja e çmimeve që gjatë javës në vijim. Ata e kanë argumentuar çmimin e lartë tek ne me koston e rezervave të detyrueshme 90 ditore, informaliteti i lartë në një treg që nuk është shumë funksional (ka shumë hyrje e dalje të kompanive nga tregu), taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 dhe dollari më i shtrenjtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044411182403564
array(1) { ["section"]=> string(64) "a-do-ulet-cmimi-i-naftes-ne-shqiperi-pas-uljes-se-dollarit-18901" }