A duhet të lahemi në det pas ushqimit, ja çfarë ndodh me organizmin tonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:31 14-08-2016 A duhet të lahemi në det pas ushqimit, ja çfarë ndodh me organizmin tonë

Shpeshherë prindërit apo gjyshërit këshillojnë që të mos futemi menjëherë në det pasi kemi ngrënë, por arsyen pse, shumë prej nesh e kanë akoma të paqartë.

Përgjigjja zyrtare ka qenë 3 orë por pothuajse askush nuk ka pritur kaq gjatë, të paktën jo fëmijët. Disa të tjerë as që e vrasin mendjen fare dhe kalojnë menjëherë te zhytja.

Ja sa kohë duhet të kalojë, që mos të rrezikojmë kur lahemi në det.

Gjatë tretjes, e cila nis menjëherë pas kafshatës së parë, drejt stomakut ‘vërshojnë’ rreth dy litra gjak, me detyrën për të përthithur ushqimin.

Ky proces është mjaft i rëndësishëm për trupin dhe mund të lindin komplikacione nëse zhvillohen aktivitete të sforcuara sepse, nga ana tjetër, edhe muskujt do kenë nevojë për gjak nëse i vëmë në lëvizje.

Prandaj nuk këshillohet sporti pas ushqyerjes, sidomos noti sepse ndikon edhe temperatura e ujit, që është më e ulët se ajo e trupit.

Duhet të bindeni që nuk janë legjenda, këshillat e prindërve e gjyshërve, prisni të paktën 2-3 orë përpara se të zhyteni në det apo pishinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022259950637817
array(1) { ["section"]=> string(77) "a-duhet-te-lahemi-ne-det-pas-ushqimit-ja-cfare-ndodh-me-organizmin-tone-49673" }