A duhet të shqetësohemi për rrezatimin e Wi-Fi-së? Ja çfarë thonë studimet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:32 02-10-2016 A duhet të shqetësohemi për rrezatimin e Wi-Fi-së? Ja çfarë thonë studimet

Studimet shkencore kanë shpenzuar dekada me radhë duke parë për rreziqet që paraqesin llojet e ndryshme të valëve që transmetojnë rrjetet wireless, por mesa duket, do t’u duhet të kërkojnë akoma.

Në punë dhe shtëpi hasim disa dhjetëra rrjete wireless që transmetojnë  valë të padukshme përmes trupit tonë. Të tillë janë kompjuterët, telefonat, mikrofonat ose kufjet me Bluetooth, e shumë të tjera. Është logjike të pyesësh dhe të shqetësohesh se çfarë efekti kanë të gjitha këto energji në shëndet.

Studimi i valëve të radios dhe shëndetit të njeriut shkon pas në kohë deri në 1950, kur lindën dhe shqetësimet e para për punonjësit e marinës, të cilët ekspozoheshin ndaj rrezatimeve shumë të forta të radarëve në nëndetëse. Pra, lloji i rrezatimit që lëshon Wi-Fi ka 50 deri në 60 vjet që po studiohet.

Kërkimet kanë treguar se në frekuenca shumë të larta, rrezatimi elektromagnetik mund të ndikojë në rritjen e kancerit. Kërkuesit në këtë  studim nga ana tjetër na sigurojnë se nuk ka shumë rrezik. Kjo sepse autoritete botërore të shëndetit, duke studiuar më shumë fortësinë e sinjaleve dhe rreziqet që na vijnë nga to, kanë përcaktuar një limit dhe standarde të sigurta për të gjitha pajisjet. duke filluar nga telefoni, mikrovala e deri tek çelësat elektronikë për të hapur makinën.

Organizata Botërore e Shëndetit dhe Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimet mbi Kancerin i kanë klasifikuar aparatet telefonike si burime ‘të mundshme’ të kancerit, që do të të thotë se nuk ka asnjë kërkim të mjaftueshëm që të thotë me siguri se telefonat shkaktojnë ose jo kancer.

Kjo nuk do të thotë se këto burime duhet të përjashtohen si burime të mundshme.

 Studime të shumta mbi kavje kanë treguar se një ekspozim i dendur ndaj rrezatimeve të valëve telefonike lidhej me një rritje të  shfaqjes së kancerit në tru dhe zemër tek këta të fundit. Ndërsa niveli i lartë i ekspozimit ndaj rrezatimit të Wi-Fi-së lidhej me një rritje të nivelit të stresit dhe ndryshimeve hormonale, të cilët nga ana e tyre mund të shkaktojnë kancer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030331134796143
array(1) { ["section"]=> string(79) "a-duhet-te-shqetesohemi-per-rrezatimin-e-wi-fi-se-ja-cfare-thone-studimet-54873" }