A e besoni dot se sa do paguhen në Shqipëri punonjësit në fabrikat e riciklimit të plehrave? Do mendoni të lini punën tuaj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:16 29-09-2016 A e besoni dot se sa do paguhen në Shqipëri punonjësit në fabrikat e riciklimit të plehrave? Do mendoni të lini punën tuaj

Nëse jeni kamarier, banakier (jo te Blloku), gazetarë të rinj apo punoni në call center, në fabrika fasonësh ose jeni punonjës i ulët në administratë dhe paguheni më pak se 400 mijë lekë të vjetra, një mundësi e re do të hapet së shpejti për të gjithë ju sipas kryeministrit Edi Rama.

Rama tha në emisionin “Opinion” se në fabrikat e riciklimit të plehrave që do të hapen në Shqipëri, punonjësit do të paguhen nga 400 mijë lekë të vjetra.

“Këto mbetje do vijnë sepse ka kosto më të ulët punëtore. Në Gjermani një punonjës në fabrikë riciklimi paguhet 4000 euro, në Shqipëri paguhet 400 mijë lekë”, tha Rama

Kjo deklaratë është vërtetë e guximshme në një kohë kur në ato fabrika që ekzistojnë sot më shumë se gjysma e punonjësve janë të pasiguruar, për të mos folur më pas për rrogë deri në 400 mijë lekë.

Kujtojmë se në fabrikën e hapur në landfillin e Sharrës deri më tani kanë humbur jetën dy persona, ndërsa vdekjet nxorën në pah edhe kushtet çnjerëzore që ekzistojnë atje.

Lexo edhe: Rama përplaset me Fevziun: S’mund të ma bësh t’i këtë, mos të të kujtoj se kush jam unë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022357940673828
array(1) { ["section"]=> string(127) "a-e-besoni-dot-se-sa-do-paguhen-ne-shqiperi-punonjesit-ne-fabrikat-e-riciklimit-te-plehrave-do-mendoni-te-lini-punen-tuaj-54564" }