A është kjo kënga më e dëgjuar shqiptare në Youtube me 90 milionë shikime?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:55 20-04-2015 A është kjo kënga më e dëgjuar shqiptare në Youtube me 90 milionë shikime?

Ndërkohë që këngëtarë të ndryshëm shqiptarë publikojnë këngë të reja, edhe pse në Shqipëri mund të jetë harruar disi, hiti “Të ka lali shpirt” e publikuar për herë të parë para dy vjetësh në "Youtube", vazhdon të mbledhë klikime.

Kur shkuam sot për të dëgjuar edhe një herë bashkëpunimin e Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit në “Youtube”, jemi surprizuar disi të shohim numrin e lartë të shikimeve që po shkojnë drejt 100 milionë, duke thënë pa frikë se “Të ka lali shpirt” është kënga më e dëgjuar shqiptare në “Youtube”.

Fama e hitit të vitit 2013 i dedikohet melodisë ritmike por edhe pëlqyeshmërisë që kjo këngë ka ngjallur, duke nisur nga vendet fqinje e deri në Poloni, Armeni, Tuqri, madje edhe në interpretimin e një balerine në finalen e “Arabs Got Talent”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027193069458008
array(1) { ["section"]=> string(78) "a-eshte-kjo-kenga-me-e-degjuar-shqiptare-ne-youtube-me-90-milione-shikime-9265" }