A është ky postim i Arminës që bëri të shpërthejë Sadije Berishën?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:10 01-12-2015 A është ky postim i Arminës që bëri të shpërthejë Sadije Berishën?

Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka bërë mbrëmjen e sotme një reagim të fortë ndaj atyre vajzave që krijojnë lidhje me burra të martuar, duke shënjestruar indirekt Armina Mevlanin.

“Ka vajza 19-vjeçare që kanë ambicie të bëhen dashnoret e burrave të martuar dhe me fëmijë dhe dosa prej tyre e nisin këtë karrierë më të reja se aq”, kështu niste reagimi i ashpër i Sadijes i bërë në gjuhën angleze.

Por, mesa duket ka qenë një postim në instagram i Armina Mevlanit, të dashurës së re të Shkëlzen Berishës, ajo që ka bërë Sadije Berishën të shpërthejë në profilin e saj në facebook.

“Vajza të vogla me ambicie. Unë dhe shoqja ime e ngushtë 5 vite më parë. Vetëm 19 vjeçe”, shkruante Armina, ndërsa ka postuar këtë foto.

Duket se nga fjalët e përdorura më pas nga Berisha, ka qenë pikërisht postimi i Mevlanit ajo që e ka provokuar.

Lexo edhe: Ky është reagimi më i fortë i Sadije Berishës: Vajza 19 vjeçare bëhen dashnore të burrave të martuar

12312206_10206771837113606_1894218900_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02422308921814
array(1) { ["section"]=> string(71) "a-eshte-ky-postim-i-armines-qe-beri-te-shpertheje-sadije-berishen-26640" }