A është nxitur Tom Doshi nga Sali Berisha?

Publikuar tek: politike, më 10:07 26-02-2015 A është nxitur Tom Doshi nga Sali Berisha? Sali Berisha, Tom Doshi, Edi Rama

Botuesi i gazetës ‘’Tema’’, Mero Baze, në një editorial të tij, shkruan se Tom Doshi është takuar me Sali Berishën dhe se ai e ka nxitur të prodhojë akuzat ndaj qeverisë Rama.

Në editorialin ‘’Berisha mes opozitës së Blushit dhe Doshit’’, Baze shkruan: ‘’Njerëz të afërt të Sali Berishës dëshmojnë dhe për një takim të tyre të shtunën e shkuar, pas të cilit duket se PD-ja e ka me bezdi dhe këtë Komisionin për dekriminalizimin, ndërsa Doshi ka rritur dhe më fort tonet ndaj PS-së.’’

Sipas Bazes, Tom Doshi ‘’shquhet për arrogancën e tij dhe ka qenë në konflikt të përditshëm me Sajmir Tahirin''.

“Kritiku i dytë është Tom Doshi, deputeti i Shkodrës, i cili në të vërtetë shquhet për arrogancën e tij ndaj qeverisë qysh në fillim, parim i cili i ka hapur rrugën për të krijuar një qendër të rëndësishme pushteti me njerëzit e tij në Shkodër. Toma ka qenë në konflikt të përditshëm me ministrin e Brendshëm qysh prej fillimit, për shkak të emërimeve në polici në Shkodër. Ai po ashtu ka qenë në konflikt me Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave, për shkak të problemeve në bizneset e tij dhe me disa ministra për shkak të emërimeve. Në një përpjekje për t’u faktorizuar politikisht dhe numerikisht disa muaj më parë, ai arriti t’i heqë shumicës katër vota në një votim vendimtar për ndarjen territoriale, duke mbledhur disa deputetë në një restorant. Por, një javë më pas u tërhoq dhe shkoi votoi. Prej asaj kohe raportet e tij me Edi Ramën u vështirësuan dhe shkuan drejt përkeqësimit. Tashmë këto marrëdhënie janë prishur dhe me aleatin kryesor të Edi Ramës, LSI-në, të cilën ai e ka bërë target të sulmeve të tij, përveç disa ministrave.’’, thotë Baze.

Sipas Bazes, llogaritë e Berishës, për të nxitur Tom Doshin janë për Shkodrën.

‘’Përzgjedhja e Berishës nuk është për të ndihmuar Ramën, edhe pse e ndihmon realisht atë, por për të ndihmuar veten dhe për t’i lënë ende opozitës së tij një hapësirë në opinionin publik. Frika e tij, se një lëvizje e nxitur nga Blushi mund ta nxirrte jashtë loje atë dhe shpresa e tij se përplasja Doshi-Rama mund t’i kthejë Berishës nderin e humbur në Shkodër, janë të vetmet llogari që ai bën, thjesht për hesap të tij. Këto llogari realisht as e ndihmojnë PD-në, as e dëmtojnë Ramën, por lënë në lojë ende pasionin e Berishës për të mos lejuar dikë tjetër të jetë më banal se ai në opozitë.’’, përfundon Baze.

Çështja e akuzave të Tom Doshit në adresë të ministrave dhe drejtorëve të Ramës është kthyer në çështje kryesore këto dy ditë në lajmet politike.

Pas Ben Blushit, Tom Doshi e ka sulmuar më ashpër qeverinë Rama, duke thënë se ministrat e drejtorët po vjedhin dhe se ka ardhur koha që ata të zëvendësohen për shkak edhe të performancës së dobët. Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe kryeministri Rama, I cili ka thënë se Tom Doshi sulmon vetëm për interesa personale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prefekti i Shkodrës Radovani i bërtet drejtorit të OSHEE dhe Policisë: Kujdes me njerëzit
Vokshi-Beqajt: Po detyron mjekët të firmosin peticion pro testimit, Beqaj: Do ta bëjmë testimin »
Article Logic
Execution time: 0.018728017807007
array(1) { ["section"]=> string(46) "a-eshte-nxitur-tom-doshi-nga-sali-berisha-4469" }