A është Statuja e Lirisë një grua myslimane?

Publikuar tek: kulture-art, më 19:10 01-12-2015 A është Statuja e Lirisë një grua myslimane?

Statuja e Lirisë (La Liberté éclairant le monde) apo Liria që ndriçn botën, është një nga simbolet ikonike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është dizajnuar nga skulptori francez Frédéric Auguste Bartholdi dhe u ndërtua nga Gustave Eiffel në vitin 1886. Besohet se Bartholdi, i cili në atë periudhë jetonte në Egjipt, dizajnoi një far gjigand por qeveria egjiptiane nuk e miratoi kurrë ndërtimin e tij. Më pas ai realizoi Statujën e Lirisë që iu dhurua SHBA-ve nga Franca.

Një grua myslimane?

Sipas disa zërave, Statuja e Lirisë është një grua egjiptiane. Gjatë kohës që Frédéric Auguste Bartholdi jetonte në Egjipt, thuhet se ai ra në dashuri me një vajzë arabe të besimit mysliman, e cila më pas u bë frymëzim për skulptorin që kishte gjithmonë ëndërr të realizonte vepra me përmasa gjigande.

Perëndesha Libertas

Në versionin zyrtar, Statuja e Lirisë përfaqëson perëndeshën romake Libertas e cila mban në njërën dorë pishtarin dhe në dorën tjetër tabletën nga është evokuar ligji. Në tabletë është gdhendur deklarata e pavarësisë të SHBA-ve. Ajo simbolizon lirinë e Amerikës dhe mikpritjen ndaj emigrantëve.

Versione të tjera

Teori të tjera besojnë se Statuja e Lirisë është më tepër mistike dhe e ka origjinën nga Perëndesha e lashtë persiane Mithra (Miça) e cila po ashtu përfytyrohej me pishtar në dorë dhe kurorë që simbolizojnë rezet e diellit. Mithra ishte hyjnia e kontratave, figurë gjyqësore dhe mbrojtësja e së vërtetës. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pagesa e Almedës 20 mijë euro për te Kënga Magjike? Ja çfarë thotë vetë prezantuesja
Luftar Paja ka ditën e lindjes, dedikimi i miqve të ngushtë nga SHBA: Po ngremë dolli për ty, vitet ikin po ne nuk jepemi… »
Article Logic
Execution time: 0.022216081619263
array(1) { ["section"]=> string(49) "a-eshte-statuja-e-lirise-nje-grua-myslimane-26720" }