A është vrarë 'Xhihadisti John' ?

Publikuar tek: bota, më 22:43 04-02-2015 A është vrarë 'Xhihadisti John' ?

Sipas ekspertëve, njeriu i cili ekzekutoi gazetarin japonez Kenji Goto javën e kaluar nuk ishte 'Xhihadisti John'.

Ekzekutuesi famëkeq i ISIS, i cili e mori pseudonimin nga nga roli i tij në një celulë terroriste të quajtur “The Beatles”, mund të jetë vrarë nga sulmet ajrore amerikane.

Sipas ekspertit të terrorit Profesorit  Peter Neumann, ekzekutuesi kishte një shtat të ndryshëm dhe lëvizjet e tij nuk ishin të njëjta.

Ai shtoi se në qoftë se analiza e tij ishte e saktë, është e mundshme që "Xhihadisti John” të jetë vrarë nga sulmet ajrore të Sh.B.A apo gjatë luftimeve në Kobane, pasi ai ishte bërë një figurë e fortë propagande për grupin terrorist.

Një tjetër ekspert i anti-ekstremizmit Charlie Winter, është i mendimit se 'Xhihadisti John' është vrarë dhe ISIS e ka zëvendësuar atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048214912414551
array(1) { ["section"]=> string(34) "a-eshte-vrare-xhihadisti-john-2358" }