A ka kode sekrete të fshehura në pikturën e Mona Lisa-s?

Publikuar tek: kulture-art, më 12:12 14-10-2015 A ka kode sekrete të fshehura në pikturën e Mona Lisa-s?

Ashtu si një kapitull nga libri popullor “Kodi i Da Vincit”, historianët e artit kanë gjetur kode mikroskopike të fshehura në sytë e pikturës sharmante dhe mistike.

Më shumë se 500 vite e vjetër, kryevepra e Leonardo Da Vincit është parë nga një numër i panumrët njerëzish. Por vetëm kur anëtarët e Komitetit Kombëtar të Italisë për Trashëgimi Kulturore e vëzhguan atë në mikroskop mundën të zbulojnë kodet, raporton “The Telegraph”.

mona_1783916c.jpg

“Për syrin e lirë ato nuk janë të dukshme por nëse shihen me xham zmadhues ato mund të dallohen qartë.

Edhe pse e vështirë për t’i deshifruar ato për shkak të moshës së pikturës, simbolet e fshehura në syrin e majtë të Mona Lisa-s duket të jenë shkronja dhe numra, diçka e ngjashme me “CE” apo “B”, thotë Vinceti. Anëtarët e Komitetit gjetën se shkronjat në syrin e djathtë janë “LV” të cilat sipas tyre mund të jenë inicialet e Leonardo Da Vinci.

Vinceti tha se harku i urës në sfond përmban numrin “72” por ajo mund të jetë gjithashtu shkronja “L” dhe numri “2”. Sipas tij, vendosja e këtyre simboleve nuk është rastësi por ato janë vënë qëllimisht nga Da Vinci.

mona_lisa_eye_468.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Statujat që puthen dhe përshkojnë njëra-tjetrën, ja historia e trishtë e dashurisë
Janina dhe Parathimia shqiptare në penelin e ushtarit gjerman (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867
array(1) { ["section"]=> string(61) "a-ka-kode-sekrete-te-fshehura-ne-pikturen-e-mona-lisa-s-23097" }