A kishte certifikatë sigurie Gent Cakaj? Çfarë është Certifikata e Sigurimit të Personelit (KRITERET DHE AFATET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 11-01-2019 A kishte certifikatë sigurie Gent Cakaj? Çfarë është Certifikata e Sigurimit të Personelit (KRITERET DHE AFATET) Meta-Cakaj

Prej dy ditësh tashmë vazhdojnë deklaratat dhe përplasjet mes dy institucioneve kryesore në vend, kryeministrisë dhe presidencës.

Shkak i kësaj përplasje është bërë kërkesa për dekretimin si ministër i jashtëm të Gent Cakaj, por që është refuzuar nga presidenti. Njëra prej arsyeve që presidenti Meta  i ka referuar  me shkrim kryeministrit për mos dekretimin e ministrit të ri është dhe mungesa e certifikatës së sigurisë dhe pajisja me të vetëm 24 orë përpara kërkesës për dekretim. Por si janë procedurat për tu pajisur me certifikatë sigurie dhe nivelet e çertifikatës që duhet të kenë përfaqësuesit e institucioneve  Newsbomb ka bërë një kërkim te faqja e DSIK  (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar)

CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një   individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Cilat janë nivelet dhe tipet e CSP?

Çfare është informacioni i klasifikuar “Sekret Shtetëror” ,nivelet e klasifikimit dhe cili është  Autoritet Klasifikues?

“Sekret shtetëror”, do të thotë informacion i klasifikuar sipas këtij ligji, ekspozimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë sigurimin kombëtar.

NIVELET E KLASIFIKIMIT

“Tepër sekret”, kur ekspozimi i paautorizuar mund t’i shkaktojë dëme veçanërisht të rënda sigurisë kombëtare.

“Sekret”, kur ekspozimi i paautorizuar mund t’i shkaktojë dëme serioze sigurisë kombëtare.

“Konfidencial”, kur ekspozimi i paautorizuar mund t’i shkaktojë dëme sigurisë kombëtare.

“I Kufizuar“, kur ekspozimi i paautorizuar mund të demtojë veprimtarinë ose efektivitetin e institucioneve shtetërore në fushën e sigurisë kombëtare.

Informacioni që përbën “Sekret shtetëror”, klasifikohet nga një autoritet i klasifikimit origjinal. Ai zotërohet e prodhohet për interesa të shtetit dhe është nën kontrollin e tij.

Autoriteti për klasifikimin e informacionit mund të ushtrohet vetëm nga:

Presidenti.

Kryeministri.

Drejtuesit e institucioneve të autorizuara nga Kryeministri.

Funksionarë të lartë brenda këtyre institucioneve, që e marrin këtë autoritet me anë të delegimit.

Tipet e CSP që lëshohen nga DSIK  për njohjen, ruajtjen, administrimin apo transferimin e informacioneve të klasifikuara janë: të NATO-s , BE-së. Dhe të prodhuara nga institucionet tona shtetërore ose/dhe të përftuara në kuadrin e bashkëpunimit dy/ose shumëpalësh me shtete dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Cilat janë kriteret për njohjen e informacionit të klasifikuar?

Kanë të drejtë të njihen, të ruajnë, të administrojnë e të transferojnë informacion të klasifikuar vetëm individët që:

Sigurojnë të drejtën e njohjes nga titullari i ministrisë/institucionit ose Oficeri i Sigurimit Industrial i Kontraktorit për shkak të detyrës që kryejnë.

Kanë zotësi të plotë për të vepruar.

Janë të informuar më parë për njohjen e procedurave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e sigurisë.

Janë të pajisur me CSP, me përjashtim të rasteve për njohjen me informacionin e klasifikuar në nivelin “I kufizuar”.

Cilat janë afatet e lëshimit të CSP ?

Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit fillon vetëm pas paraqitjes së plotë dhe pranimit të dokumentacionit nga ana e DSIK-së dhe zgjat deri në 120 ditë kalendarike. Ky afat mund të jetë më i gjatë kur verifikimet kushtëzohen nga kryerja e procedurave në bashkëpunim me autoritetet e sigurimit kombëtar të vendeve të tjera, ose kur drejtori i DSIK udhëzon kryerjen e verifikimeve shtesë.

Si duhet vepruar kur një punonjës i pajisur me CSP transferohet në një institucion tjetër, në një pozicion pune që kërkohet CSP e vlefshme ?

Në rastet kur një individ  zotëron një CSP të vlefshme dhe transferohet në një vend pune, që sipas listës së funksioneve organike të miratuar të institucionit të ri duhet të ketë CSP, atëherë DSIK pas kërkesës së arsyetuar me shkrim të institucionit të ri, bën konfirmimin e vlefshmërisë së CSP dhe modelimin e saj në përputhje me të dhënat e reja të pozicionit të punës.

Endri Mema/newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068972110748291
array(1) { ["section"]=> string(116) "a-kishte-certifikate-sigurie-gent-cakaj-cfare-eshte-certifikata-e-sigurimit-te-personelit-kriteret-dhe-afatet-148367" }