"A kualifikohen kuqezinjtë?" Rrëfehet De Biasi: Ja kur largohem nga Shqipëria

Publikuar tek: sport, më 11:39 16-10-2016

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për portalin e njohur sportiv italian “TuttoMercatoWeb”. Gjatë kësaj interviste ai ka folur për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me Shqipërinë në një grup ku përballë është edhe Italia. Gjithashtu tekniku i kuqezinjve ka komentuar edhe të ardhmen e tij.

Çfarë përshtypje ju lanë ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës?

Mendoj se është normale të humbësh me Spanjën, pasi diferencat sa i përket cilësive në nivelin teknik janë mëse të dukshme. Megjithatë, pavarësisht rezultatit, çdo ndeshje duhet analizuar. Unë e theksoj që kundër tyre ne kemi bërë mirë, edhe pse humbëm. Në përgjithësi, jam i kënaqur nga dy ndeshjet e fundit.

Pyetje direkte: Sa mundësi keni për të shkuar në Rusi?

Nuk është problem për ne dhe nuk ia bëjmë këtë pyetje vetes. Jetojmë dhe mendojmë ditë pas dite, por duke qënë realist. Kemi përballë ekipe si Italia dhe Spanja, në të cilat luajnë kampionë të mëdhenj që kanë fituar çdo gjë.

Si është hierarkia e grupit sipas jush?

Spanja ka cilësi superiore në krahasim me gjithë të tjerat, pastaj vjen Italia. Më pas jemi ne, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Gjithsesi diçka është e sigurt, ne do të provojmë deri në fund.

Të rinjtë shqiptarë të talentuar që janë gati të shpërthejnë: dëshiron të promovosh ndonjë emër?

Nuk më pëlqen të flas për individë pasi forca jonë ka qënë dhe mbetet grupi. Por mund të mendoj për Manajn që luan në kampionatin italian, i cili me siguri do të jetë pjesë e skuadrës sonë në të ardhmen. Tani është duke fituar eksperiencë dhe potenciali i tij njihet nga të gjithë.

Ju bind kombëtarja e Venturës?

Duhet të kemi durim dhe t’i japim kohë Venturës për të punuar. Duhet të ketë një mënyrë për të gjetur balancën e duhur. Ai është me siguri trajneri i duhur për këtë tip projekti dhe diçka nga metodat dhe idetë e tij janë vënë re tashmë, qoftë sa i përket zgjedhjeve. Të besuarit e tij Imobile dhe Beloti u bënë menjëherë deçizivë, dhe më tej me integrimin e talenteve të tjerë të rinj Italia vetëm mund të përmirësohet.

E ardhmja juaj varet nga suksesi në këtë fushatë kualifikuese?

Varet nga shumë gjëra. Kam ende një kontratë të vlefshme me FSHF-në deri në fund të këtij edicioni, ndaj jam i përqëndruar këtu dhe sigurisht që dua ta vazhdoj deri në ndeshjen e fundit. Më pas të shohim çdo të rezervojë e ardhmja.

Në rast të një eksperience të re, sërish ekip kombëtar apo ju mungon puna e përditshme në një klub?

Për mua nuk ka ndryshim. Varet nga projekti dhe nga ajo çfarë më propozohet. Si puna e përditshme në një klub, ashtu edhe trajner kombëtareje, të dyja janë shumë mirë. Nuk bie në depresion nëqoftëse nuk trajnoj çdo ditë. Gjitçka varet nga mënyra si e bën.

Sa i përket kampionatit italian, mendoni se titulli kampion është vendosur që tani?

Juventusi ka sigurisht një avantazh të madh në krahasim me të tjerat, por duhet patur parasysh që luan në disa kompeticione. Ekipi ka cilësi të padiskutueshme dhe tashmë Markizio do të jetë një lojtar i madh për shumë për Alegrin. Megjithatë, në futboll asnjëherë nuk ka gjë të sigurt.

Gara për në Ligën e Kampionëve: kush është favorit?

Roma, Napoli dhe Interi do të garojnë deri në fund, mendoj se do të jenë këto të treja që do ta diskutojnë këtë garë. Gjithsesi, nuk përjashtoj ndonjë surprizë, ndoshta Milani do të kapë ritmin. Ndërkohë dua t’i bëj komplimente Sasuolos, një klub solid që punon shumë mirë. Ky klub është një model organizimi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hysaj dhe Napoli nuk ia dalin, “tris” i Romës në transfertë
Tërmeti në Janinë, Andi Lila rrëfen orët e tmerrit »
Article Logic
Execution time: 0.011854887008667
array(1) { ["section"]=> string(79) "a-kualifikohen-kuqezinjte-rrefehet-de-biasi-ja-kur-largohem-nga-shqiperia-56355" }