“A mund ta nxjerrë ‘cekapi’ Lylzim Bashën shtatzënë?”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:16 08-02-2016 “A mund ta nxjerrë ‘cekapi’ Lylzim Bashën shtatzënë?”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar për deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për kontrollin e “check up”-it.

Duke i ndryshuar emrin në “Lylzim”, Braçe shtron pyetjen ironike nëse Basha mund të dalë shtatzënë nga ky kontroll.

Postimi i Braçes:

A mund ta nxjerrë “cekapi” Lylzim Bashën shtatzënë?

Për këtë e sulmon?

Nuk është me detyrim o Lyl, mos u tremb!

Lylzim Basha ka kohë që "brifon" shqiptarët për;

Kontrollin parandalues mjekësor!!

Herën e parë,

pyeste të rinj nën moshën 30 vjeç- A e keni bërë "cekapin"?!

Në fakt, kontrolli kryehet në grupmoshën 40-65 vjeç!!

Herën e dytë,

pohoi me seriozitetin që e karakterizon se "cekapi" e nxorri një grua se vuante nga prostata!

Në fakt, kontrolli nuk kryen asnjë analizë për këtë edhe tek burrat!!

Një gjë nuk e thotë:

Që grupi i analizave si pjesë e kontrollin mjekësor parandalues, kryehet për çdo qytetar falas.

Zero lekë për qytetarin!

Në privat kushton për qytetarin 80 mijë lekë!

Unë nuk di çpo kërkon Lylzim Basha!!

Por nëse do përdorim logjikën e tij, jam i bindur se:

“Cekapi” e nxjerr Lylzim Bashën shtatzënë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033798933029175
array(1) { ["section"]=> string(54) "a-mund-ta-nxjerre-cekapi-lylzim-bashen-shtatzene-32063" }