“A mund të jesh feministe e të pozosh me një veshje që të del gjoksi?” Sonila Meço shkruan për debatin që vlon

Publikuar tek: kulture-art, më 10:18 06-03-2017 “A mund të jesh feministe e të pozosh me një veshje që të del gjoksi?” Sonila Meço shkruan për debatin që vlon

Veshjet që përdorin personazhet e njohur të ekranit për të pozuar nëpër revistat prestigjoze kanë irritur gazetaren Sonila Meço.

Ajo ka marrë rastin e fundit të aktores hollivudiane, Emma Watson e cila me fustanin e saj (nëse mund ta quajmë fustan) lë shumë për të dëshiruar. Ja çfarë shkruan shkruan Meço në një postim të saj në facebook.

Shkrimi i plotë:

Ka më shumë gjokse të zbuluar, apo hipokrizi online? Ja çfarë debati vlon në këto orë andej nga perëndon dielli:

A mund të jesh feministe dhe të pozosh për Vanity Fair me një veshje thuajse transparente nga e cila dallohet gjoksi?

Aktorja Emma Watson, Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Kombeve të Bashkuara (imazhi i fushatës 'He for She' që inkurajon burrat dhe djemtë të mbështesin barazinë gjinore), pozon me një veshje-zhveshje Burberry duke i lënë pak vend fantazisë.

Debati shpërthen:

Nga njëra anë cilësohet hipokrizi e Watson kjo përzgjedhje. Pasi mbushi opinionin publik me deklarata të forta për feminizmin, ndryshimet në trajtim e paga mes burrave e grave, konsiderimin e padrejtë të këtyre të fundit si objekte seksuale, ja ku vjen me këtë shfaqje ku në punën e saj, e zhveshur, prezantohet as më pak e as më shumë se një objekt seksual, thonë kritikët e ashpër.

Emma mbrohet: 'Çfarë po thoni, që si feministe nuk mund të kem gjoks? Feminizëm do të thotë të kesh mundësi zgjedhjeje, liri. Feminizmi nuk është një shkop me të cilin mund të godasësh gra të tjera.'

Si arbitër thërritet në kauzë feministja me profil të lartë Gloria Steinem (zëdhënëse e lëvizjes feministe në vitet '70), e cila qesh me zë kur dëgjon se Ëatson kritikohet për kopertinën e saj si feministe e keqe. 'Një grua mund të veshë ç't'i dojë kokrra e qejfit! Gruaja duhet të ketë mundësinë të ecë krejt cullak në rrugë e të ndjehet e sigurt'.

Ndërkohë media botërore konsumohet së bashku me njerëz publikë e publik të egër rrjetesh sociale për feminizmin dhe hipokrizinë.

Interesant debati në kohën e gjokseve pas çdo klikimi: shqetëson lakuriqësia, apo hipokrizia???

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alda Bardhyli: Të hapen dosjet e shkrimtarëve
Toleranca Fetare në Shqipëri, pasuria hyjnore që trashëgojnë shqiptarët, tashmë e institucionalizuar »
Article Logic
Execution time: 0.020281076431274
array(1) { ["section"]=> string(113) "a-mund-te-jesh-feministe-e-te-pozosh-me-nje-veshje-qe-te-del-gjoksi-sonila-meco-shkruan-per-debatin-qe-vlon-70905" }