A paralajmëroi Vuçiç vizitën në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e kthimit me Ramën?

Publikuar tek: politike, më 15:20 10-07-2015 A paralajmëroi Vuçiç vizitën në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e kthimit me Ramën?

Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Spotiv ku Shqipëria mori pikët e shumëmerituara dhe të vonuara, kryeministri Rama dhe homologu i tij serb Vuçiç reaguan në “Twitter”.

Të dy mbajtën qëndrime diametrikisht të kundërta, madje zhvilluan edhe një bisedë virtuale në rrjetin social.

Por kryeministri Rama, gjatë replikave në Twitter, e ka ftuar Vuçiç të vijë në Shqipëri për ndeshjen e kthimit midis Shqipërisë dhe Serbisë.

“Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t'i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë”, shkruan Rama.

Ndërsa përgjigja e Vuçiç është: “Do të jetë kënaqësia ime.” A është ky një konfirmim i ftesës së Ramës? Gjithsesi kjo do të ketë vlerë vetëm nëse profili i Vuçiç në Twitter është i vërtetë, dhe nuk ka rënë pre e hakerave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës/ KQZ vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në 8 qendra votimi
Rama dhe Vuçiç flasin për “drejtësi europiane”, por “CAS” është ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.025351047515869
array(1) { ["section"]=> string(88) "a-paralajmeroi-vucic-viziten-ne-shkoder-per-te-ndjekur-ndeshjen-e-kthimit-me-ramen-15821" }