A po e rimarrin veten monedhat e huaja pas rënies drastike

Publikuar tek: ekonomi, më 17:42 26-07-2016 A po e rimarrin veten monedhat e huaja pas rënies drastike

Pas rënies drastike që pësoi euro para 4 ditësh, sot ka patur një rritje të lehtë duke u shkëmbyer me 136.41 lekë. Sërish është në vlera të ulëta, kur euro është shkëmbyer më parë me 140 lekë.

Po ashtu dhe monedha e huaj, paundi Britaik ka pësuar një rënie të theksuar që pas vendimit që mori Britania e Madhe për të dalë nga BE. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë paundi shkëmbehet me 162.39 lekë. Që nga viti 2010, paundi ka pësuar ditët e fundit rënien më drastike.

Ekuilibrin e ka ruajtur dollari i cili shkëmbehet me 123.70 lekë.

Monedhat e huaja euro dhe paundi britanik janë zhvlerësuar ndjeshëm në krahasim me atë vendase.

Ndër arsyet e zhvlerësimit të euros përmendim sezonin turistik si dhe faktin se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti janë të detyruar që të prekin rezervat në euro.

Dobësimi i euros ndaj lekut më tej i detyrohet edhe raporteve në tregun e brendshëm.

Prej muajsh, duket se ka një ofertë të lartë të euros në treg, fenomen që nisi qysh në fund të vitit të kaluar, kur qeveria shqiptare vendosi të zëvendësojë një pjesë të mirë të borxhit të brendshëm me huamarrje të jashtme, pikërisht në euro.

Kursi i këmbimit valutor:

 

euro.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033720970153809
array(1) { ["section"]=> string(64) "a-po-e-rimarrin-veten-monedhat-e-huaja-pas-renies-drastike-47787" }