A po ndryshon TOP CHANNEL linjën editoriale? Ben Blushi në tavolinë me këshilltarin e RAMËS dhe dy persona misteriozë (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 22:17 11-07-2018 A po ndryshon TOP CHANNEL linjën editoriale? Ben Blushi në tavolinë me këshilltarin e RAMËS dhe dy persona misteriozë (FOTO)

Nga qeveria në opozitë e më pas në media, lëvizja e Ben Blushit ishte e papritur dhe një nga më të përfolurat gjatë vitit të kaluar.

Të shumtë ishin ata që menduan se Ben Blushi, si drejtor i një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel do të ringjallte frymën e fortë opozitare dhe në fakt ashtu ndodhi muajt e parë.

Por vrulli nuk zgjat përgjithmonë dhe ndonjëherë duhet të ulesh e t’i marrësh gjërat shtruar. Njësoj siç edhe duket në këtë fotot të postuar në media.

Blushi shihet i ulur në tavolinë me këshilltarin për media të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

th45ju45jfghj.jpg

Përballë tij qëndrojnë edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve është feshur por flitet se bëhet fjalë për një ish ministër dhe një biznesmen në fushën e shëndetësisë me lidhje pranë qeverisë.

Ajo çfarë po diskutojnë megjithëse nuk dihet, mund të hamendësohet, duke gjykuar nga forma e takimit, që ngjan si takimi mes drejtorit të një televizioni të madh me një delegacion qeveritar.

Top Channel është një televizion që ka ende probleme si audienca e ulët por edhe lufta për pronësinë. Probleme që tashmë rëndojnë edhe mbi Ben Blushin, dhe i cili duhet të bëjë ç’mos për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre. Ndoshta edhe duke shtrirë dorën aty ku dikur ka sulmuar ashpër.

Por gjithçka e ka një kosto, dhe në këtë rast është liria mediatike. Ndaj lind natyrshëm pyeta: A do të ndryshojë sërish Top Channel linjën editoriale? Mbetet për t’u parë...

rge4he45h5h.jpg

dfgh45hefg4g.jpg

Foto: Cna.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U shkarkua nga KPK, gjyqtari nxjerr zbuluar socialistët: Kishim bërë pakt bashkë. Më premtove se...
Kroacia në finalen e Kupës së Botës, Rama feston me presidenten bukuroshe kroate (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042541027069092
array(1) { ["section"]=> string(128) "a-po-ndryshon-top-channel-linjen-editoriale-ben-blushi-ne-tavoline-me-keshilltarin-e-rames-dhe-dy-persona-misterioze-foto-127586" }