A u dogj “Kobra City” nga ekstremistët islamikë? Ja çfarë thotë Kallashi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:21 29-04-2016 A u dogj “Kobra City” nga ekstremistët islamikë? Ja çfarë thotë Kallashi

Këngëtarja kosovare Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi, ka folur në emisionin “Zonë e Lirë” rreth djegies së biznesit të saj “Kobra City” pesë muaj më parë.

 

Kallashi tha se djegia e biznesit që shkaktoi një dëm prej më shumë se 200 mijë euro është ende e paqartë se nga kush u shkaktua. Megjithatë Donjeta Kosumi ka mohuar zërat që thonë se djegia e “Kobra City”-t ka lidhje me qefmbejtet pas vizitës së Presidentit Hashim Thaçi.

Pyetjes nëse biznesi mijëra euro u dogj nga ekstremistët fetarë të cilët e quanin atë “harram”, Kallashi i është përgjigjur shkurt: “Nuk e di”.

“Kobra City” u sulmua herët në mëngjes nga persona të paidentifikuar të cilët dhunuan një prej rojeve dhe i vunë zjarrin lokalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026650905609131
array(1) { ["section"]=> string(75) "a-u-dogj-kobra-city-nga-ekstremistet-islamike-ja-cfare-thote-kallashi-39068" }