ABC News për Blendi Klosin: S’është grindavec si Tahiri, teatral si Veliaj e agresiv si Balla…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:42 11-11-2016 ABC News për Blendi Klosin: S’është grindavec si Tahiri, teatral si Veliaj e agresiv si Balla… Blendi Klosi duke folur per emisionin special te ABC News

ABC news, i ka kushtuar një speciale të plotë Ministrit të Mirëqenies sociale Blendi Klosi, që nga fillimet e tij në politikë, e deri tek mbërritja në pozicionin e ministrit. 

E kanë konsideruar si një ministër të qetë, që nuk i pëlqen teatri në Parlament ku siç thotë vetë Klosi “vetëm për ligjin nuk flitet”.

Në një rrëfim për emisionin "Konfidencë", sa nga zyra, te udhëtimi me makinë deri në rrëfimin për jetën e natës, ka një definicion për të për të gjithë ata që e konsiderojnë “çun mamaje”, thotë gazetarja. “Mjafton ta shohësh Klosin në një ndeshje basketbolli dhe e sheh përplasjen” është definicioni.

Por ajo që të bën përshtypje në tekst është pikërisht krahasimi me personazhet e tjerë në parti.

“Ai nuk është grindavec si Saimir Tahiri, teatral si Erion Veliaj apo agresiv kur i preket kryetari, si Taulant Balla” thotë gazetarja Alisa Braho për të përcaktuar në fakt se çfarë është Klosi në të vërtetë. Pyetja që shtrohet është: Ministri Blendi Klosi e ka pëlqyer këtë profil televiziv? Sepse siç thuhet në specialen për të “qetë qetë, do e shohim Klosin në parlament. Kjo është e sigurt”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021342992782593
array(1) { ["section"]=> string(94) "abc-news-per-blendi-klosin-s-eshte-agresiv-si-tahiri-teatral-si-veliaj-e-servil-si-balla-59233" }