Abdeslam nuk do të kthehet në vendin e krimit, refuzon ekstradimin në Francë

Publikuar tek: bota, më 08:51 20-03-2016 Abdeslam nuk do të kthehet në vendin e krimit, refuzon ekstradimin në Francë

Avokati i të dyshuarit për sulmin terrorist në Paris, Salah Abdeslam ka thënë se klienti i tij do të luftojë kundër ekstradimit në Francë.

Avokati Sven Mary tha se “ata do të refuzojnë ekstradimin”. Avokati ka folur me gazetarët pasi Abdeslam të shtunën u takua me hetuesit belg të cilët do të vendosin nëse do të lëshojnë urdhër formal për arrestimin e Abdeslam-it.

Presidenti i Francës, Hollande deklaroi menjëherë pas arrestimit, se Parisi do të kërkojë ekstradimin e terroristit që organizoi sulmin e 13 nëntorit të 2015, ku mbetën të vrarë 130 vetë dhe u plagosën me qindra të tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029403924942017
array(1) { ["section"]=> string(81) "abdeslam-nuk-do-te-kthehet-ne-vendin-e-krimit-refuzon-ekstradimin-ne-france-35544" }