Abuzimi me tenderat te Ministria e Drejtësisë, arrestohet një tjetër ish-zyrtar (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:44 11-02-2019 Abuzimi me tenderat te Ministria e Drejtësisë, arrestohet një tjetër ish-zyrtar (Emri)

Arrestohet ish specialisti i IT-së në Ministrinë e Drejtësisë, Lusien Ali, i akuzuar si i përfshirë në skandalin e abuzimit me tenderat.

Ish juristi Lusien Ali ishte shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata Penale e Tiranës kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Janë pesë tendera abuzivë për të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën Lusien Ali dhe 11 zyrtarë të tjerë.

5 tenderat abuzivë

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative

2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Sipas prokurorisë Hetimet janë shtrirë pikërisht në këto 5 procedura tenderimi, ndërsa 12 personat e përfshirë dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.

Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045058727264404
array(1) { ["section"]=> string(90) "abuzimi-me-tenderat-te-ministria-e-drejtesise-arrestohet-nje-tjeter-ish-zyrtar-emri-152392" }