ABUZIMI/ Mimi Kodheli udhëton me helikopter nga Prrenjasi në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 11:53 25-01-2015 ABUZIMI/ Mimi Kodheli udhëton me helikopter nga Prrenjasi në Tiranë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Kur në të gjithë botën, qeveritarët përdorin transportin publik për të udhëtuar, duke shmangur makinat luksoze dhe kostot e mëdha, në Shqipëri ndodh e kundërta. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  ka zgjedhur të abuzojë jo duke përdorur një makinë luksoze por diçka më shumë se kaq, helikopterin e Ministrisë. Aspak për ndonjë rast emergjence, por vetëm për një udhëtim nga Prrenjasi drejt Tiranës, një rrugë fare mirë e përshkueshme me makinë, për vetëm një orë e gjysmë.

 

Ngjarja ka ndodhur të premten, në Prrenjas, ku Kodheli ka hipur në helikopterin që e priste në fushën sportive të qytetit, pas vizitës së saj në Maqedoni. Lajmi është bërë publik nga futbollistët e ekipit të Domosdovës, të cilëve iu është ndërprerë stërvitja, por edhe kanë shfrytëzuar momentin për të bërë foto me helikopterin në sfond.

Në foto lojtarët e ekipit të Domosdovës me helikopterin në sfond

Përdorimi i helikopterëve pa kriter është debatuar edhe disa kohë më parë kur ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami,  përmes ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, i vuri në dispozicion për një klip dy helikopterë Zajmina Vajsarit. Këngëtarja ka pasur në dispozicion të saj dy helikopterë të markës AB-205 të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, për të realizuar videoklipin e një kënge në prill të vitit 2013.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me të pathënat e 10 presidentëve të republikës, nga Ahmet Zogu te Ilir Meta
MPJ: Refuzuam Komitetin Ekonomik, i kërkuam OSBE Sigurinë dhe të Drejtave e Njeriut »
Article Logic
Execution time: 0.023221015930176
array(1) { ["section"]=> string(71) "abuzimi-mimi-kodheli-udheton-me-helikopter-nga-prrenjasi-ne-tirane-1426" }