Abuzonte me akte seksuale kundër vajzave 4 vjeçare të parashkollorit, arrestohet 57 vjeçari

Publikuar tek: bota, më 10:24 29-10-2016 Abuzonte me akte seksuale kundër vajzave 4 vjeçare të parashkollorit, arrestohet 57 vjeçari Foto ilustruese e policise italiane

Abuzonte me vajzat katër vjeçare që frekuentonin parashkollorin në Romë, pikërisht në vendin ku edhe punonte. Për këtë, agjentët e Policisë së Shtetit kanë arrestuar në flagrancë një 57 vjeçar nga Tivoli, për dhunë seksuale, raporton Corriere della Sera. 

57 vjeçari, bashkëpunëtor shkollor në një institute në Romë, u denoncua për disa sjellje nga disa prindër që u prezantuan në polici, në departamentin e specializuar për krimet seksuale kundër grave, fëmijëve dhe shtresave në nevojë, për të treguar se cfarë u kishte ndodhur vajzave katër vjecare. Vajzat kishin treguar për shqetësimet që u shkaktonte ky 57 vjecar.

Kështu, prokuroria dhe policia vendosën një sistem përgjimi audio-video në lokalin ku ndodhnin abuzimet. Aktiviteti – shpjegojnë hetuesit – u mbajt diskret edhe për moshën e fëmijëve.

Dje, pasi kanë parë imazhet kanë evidentuar abuzimin me fëmijët, raporton Corriere. Ndërkohë janë hapur hetimet për të parë për abuzime të tjera. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024874925613403
array(1) { ["section"]=> string(96) "abuzonte-me-akte-seksuale-kunder-vajzave-4-vjecare-te-parashkollorit-arrestohet-57-vjecari-57756" }