Acarohen marrëdhëniet Athinë-Moskë

Publikuar tek: rajon, më 14:33 10-08-2018 Acarohen marrëdhëniet Athinë-Moskë Alexis Tsipras dhe Vladimir Putin

Acarohen marrëdhëniet Athinë-Moskë pas dëbimit të dy diplomatëve grek në Moskë.

Athina ka reaguar me një deklaratë të gjatë e me tone mjaft të ashpra. mMinistria e Jashtme greke e cilësoi si një vendim të pabazuar në prova.

“Vendimi i ministrisë së jashtme ruse nuk bazohet në prova, sikundër vendimi i palës greke që bazohej në prova të faktuara për veprimtarinë e jashtëligjshme të diplomatëve dhe qytetarëve rusë në territorin grek.

Greqia synon në mënyrë konstante marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim me fqinjët e saj, me qëllim që të zgjidhë probleme kronike, si ai i emrit (të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë). Rusia në këto momente duket se nuk mund të kuptojë qëndrimet parimore të politikës së jashtme greke... Tregon se nuk e kupton që Greqia ka interesat e veta si kritere në politikën ndërkombëtare”- thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke, që u publikua të premten në mesditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082
array(1) { ["section"]=> string(41) "acarohen-marredheniet-athine-moske-130713" }