Acaroi zviceranët me 'shqiponjën', suedezi tregon të vërtetën e gjestit

Publikuar tek: sport, më 14:28 04-07-2018 Acaroi zviceranët me 'shqiponjën', suedezi tregon të vërtetën e gjestit Mbrojtësi Janson duke bërë \"shqiponjën\"

Gjesti i mbrojtësit suedez i kapur nga kamerat në prag të ndeshjes me Zvicrën revoltoi pa masë kundërshtarët helvet që e konsideruan menjëherë si gjest “lufte psikologjike”.

Por futbollisti Pontus Jansson nuk e ka vonuar reagimin e tij në rrjetet sociale duke shpjeguar se veprimi i tij kishte tërësisht tjetër kuptim.

“Ditë e madhë nesër (dje) kundër Zvicrës! Shpresoj të jetë një ditë e mirë. Për shqiponjën time sot nuk kishte bënte fare për Zvicrën apo diccka me qëllim politik. Është vetëm një gjë që e kam bërë që kur isha fëmijë dhe e kam për miqtë e mi shqiptarë. Le të argëtohemi ndeshjen e nesërme me një atmosferë të mirë në stadium”, shkruan mbrojtësi i Leeds United ku është shok ekipi me një tjetër shqiptar që luan me kombëtare të huaj, Ezgjan Alioski.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet faza e 1/16, këto janë katër përballjet në çerekfinalen e Kupës së Botës
E BUJSHME/ Në Spanjë e bëjnë të kryer, Ronaldo prezantohet te Juventus përpara pushimeve »
Article Logic
Execution time: 0.025004148483276
array(1) { ["section"]=> string(75) "acaroi-zviceranet-me-shqiponjen-suedezi-tregon-te-verteten-e-gjestit-126729" }