Ademi merr zyrtarisht detyrën, i pranishëm Radovani i LSI, por mungojnë demokratët Topalli dhe Bushati

Publikuar tek: politike, më 21:31 20-08-2015 Ademi merr zyrtarisht detyrën, i pranishëm Radovani i LSI, por mungojnë demokratët Topalli dhe Bushati

Ish-kryebashkiaku Lorenc Luka i ka dorëzuar ditën e sotme detyrën kryebashkiakes së re Voltana Ademit. Në këtë takim i pranishëm ka qenë Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, i cili vjen nga radhët e LSI-së, ndërsa kanë munguar deputetët demokratë të këtij qyteti Jozefina Topalli dhe Helidon Bushati.

Ndonëse, Topalli e ka mbështetur gjatë fushatës Ademin në garën për qytetin e Shkodrës, arsyeja e mungesës së saj në këtë ditë nuk dihet.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka zgjedhur sot kryetarin e tij. Me 28 vota, Xhemal Bushati është zgjedhur kryetar i këshillit, duke lënë pas tij Luan Hetën që siguroi 22 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima takon Metën në Sarandë, a do të ketë paqe PS-LSI? (Foto)
Operacioni kundër informalitetit, Braçe: Ku është represioni këtu? »
Article Logic
Execution time: 0.025099039077759
array(1) { ["section"]=> string(106) "ademi-merr-zyrtarisht-detyren-i-pranishem-radovani-i-lsi-por-mungojne-demokratet-topalli-dhe-bushati-18834" }