Adi Krasta nën drejtimin e Festivalit në RTSH, nis nesër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:16 20-12-2017 Adi Krasta nën drejtimin e Festivalit në RTSH, nis nesër

Nesër fillon Festivali i 56-të i Këngës, ngjarja më e madhe dhe unike muzikore e muzikës së lehtë shqiptare. Lajmin e bën me dije zv.drejtori i RTSH, Martin Leka.

Këtë vit, festivali do moderohet nga Adi Krasta i cili është në përgatitjet e tij të fundit për të finalizuar gjithçka me sukses.

“Ne Pallatin e Kongreseve me regjisorin e dashur Pali Kuke për t’i dhënë formën përfundimtare një shfaqjeje sa komplekse aq edhe të bukur”, shkruan Krasta i cili shfaqet ndryshe nga sa e kemi parë më herët në këtë foto.

Krasta ka lënë mjekër por ende  nuk dihet nëse do dalë kështu në prezantimin e festivalit.

Sakaq, ja çfarë shkruan Martin Leka lidhur me ditën e nesërme:

“Tradita e mbi gjysem shekulli, shtuar arritjet dhe inovacionin ne muzike dhe spektakel nder vite, e bejne kete event gjithnje e me interesant!
Ky Festival garanton nuzike te mire, spektakel dhe sigurisht, shume shije!
E di qe do kete kritika, sepse muzika dhe spektakli, arti ne pergjithesi, eshte ceshtje shijesh e preferencash individuale! Ne cilin event apo spektakelmuzikor nuk pati kritika?!...
Te jeni te sigurte qe do ti mirepresim me dashamiresi. Dhe e dini pse? Qe vitin tjeter te bejme Festivalin e 57-te me te mire se te 56-in?
Sukese te gjitheseve!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018847942352295
array(1) { ["section"]=> string(62) "adi-krasta-nen-drejtimin-e-festivalit-ne-rtsh-nis-neser-103737" }