Administrata punon me rrjetet sociale, e tregon kjo selfie nga MPJ në këtë ditë të rëndësishme

Publikuar tek: politike, më 12:47 19-02-2015 Administrata punon me rrjetet sociale, e tregon kjo selfie nga MPJ në këtë ditë të rëndësishme Nje selfie \"pune\" qe na vjen direkt nga MPJ, kur ne Bruksel ka takime te rendesishme te qeveritareve

Një nga pyetjet më interesante për Kryeministrin nga Corriere della Sera ishte ajo që kryeministri dhe ministrat e tij rrinë shumë në rrjetet sociale. Kryeministri sigurisht e pohoi këtë gjë. “Kjo është një qeveri e re: rrjetet sociale janë hapësira natyrale ku mund të lëvizim. Nuk humbet kohë me rrjetet sociale, madje, kursehet kohë sepse komunikon gjithçka e menjëherë” u përgjigj kryeministri i Shqipërisë.

Dhe ka të drejtë. Në rrjetet sociale komunikohet menjëherë. Dhe ja, në momentin kur kryeministri ndodhet në Bruksel së bashku me ministrin e Jashtëm Bushati dhe ministren e Integrimit Gjosha, duket se në ministrinë e Jashtme të gjithë e kanë mendjen te puna dhe këto takime të rëndësishme diplomatike.

E themi këtë në mënyrë ironike, pasi kjo “selfie”është bërë në orën 12.00 në Ministrinë e Jashtme, ku tre zyrtarë, Blerina Bajko që ka përfunduar Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Sienës, Ardi Meçi që ka përfunduar studimet në Universitetin Evropian të Tiranës e më parë ka qenë tek European Movement Albania dhe Edlira Mykaj, kanë shfrytëzuar kohën në rrjetet sociale, për t’i uruar njëri tjetrit punën e re, dhe për të marrë urime nga shokët. Janë duke shpërndarë lajmin apo twitt-et e kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm? Joooo, janë duke punuar për të shpërndarë fotot e tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i Kandidaturave në PD, në Lushnje do kandidojë Darien Xhindole
Naço takim me kryeprokuroren e Spanjës: Bashkëpunim për reformën në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.039500951766968
array(1) { ["section"]=> string(98) "administrata-punon-me-rrjetet-sociale-e-tregon-kjo-selfie-nga-mpj-ne-kete-dite-te-rendesishme-3822" }