Administratori i ri i Zall Herrit: S’e dimë ç’a do bëjmë, s’kanë dalë udhëzimet, ju nëpër zyra të gjithë

Publikuar tek: politike, më 12:12 03-08-2015

Administratori i ri i Zall Herrit ka marrë detyrën ditën e sotme, kur vetë ish kreu i komunës Zall Herr Gani Allushi, ka mbledhur stafin për t’i dorëzuar detyrën.

Por administratori i ri i udhëzon të gjithë njerëzit që ka nën varesi të kthehen nëpër zyra apo të ikin deri të mërkurën, sepse sipas tij, nuk kanë dalë akoma udhëzimet nga Bashkia për të parë “ça do bëjmë e si do bëjmë”.

Administratori i ri, nuk është i qartë për detyrën që ka marrë përsipër, dhe me një gjuhë krejt popullore të zonës, i sqaron punonjësit e vet. 

“Tashi, përshëndetje të gjithëve. Nga sot puna do fillojë siç ka qenë. Të gjithë nepër zyrat e veta siç keni bërë në zyrat tuaja të mëparshme. Ta shofim se deri të mërkurën se ta shofim, s’kanë dalë ato udhëzimet akoma se ç’a do bëjmë e si do bëjmë. Masanej kur të vijnë udhëzimet nga bashkia do presim ça me thënë.

Tashi, punë të marë të gjithëve…”, thotë ai në sekuencat e videos së filmuar gjatë ceremonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Boçi denoncon e-mailin: Drejtorëve të shkollave u kërkohet lista me bindjet politike të stafit
Berisha bën bilancin e 600 ditëve të Ramës: Ka mbizotëruar krimi në pushtet, ekonomia në pikiadë »
Article Logic
Execution time: 0.032740116119385
array(1) { ["section"]=> string(107) "administratori-i-ri-i-zall-herrit-s-e-dime-c-a-do-bejme-s-kane-dale-udhezimet-ju-neper-zyra-te-gjithe-17609" }