Admirali Foggo: Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet në bashkërendim me NATO

Publikuar tek: rajon, më 20:47 22-05-2019 Admirali Foggo: Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet në bashkërendim me NATO

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan James Foggo, tha të mërkurën në Prishtinë se procesi i shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj, duhet të bëhet në bashkërendim me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Admirali Foggo, vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës me udhëheqësit e së cilës, siç thuhet në një njoftim të forcave paqeruajtëse të NATO-s, diskutoi gjendjen e sigurisë në Kosovë, misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe çështjen e planit të Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë.

Foggo që drejton Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe e mbikëqyr KFOR-in, tha se 'NATO-ja mbetet e angazhuar përmes për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.'

Më 14 dhjetor të vitit që lamë pas, parlamenti i Kosovës miratoi ligjet që shndërrojnë Forcën e Sigurisë në ushtri, një vendimi që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, ndërsa nxiti reagim kundërshtues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që vlerësuan se koha nuk ishte e përshtatshme për një gjë të tillë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13397598266602
array(1) { ["section"]=> string(99) "admirali-foggo-transformimi-i-forces-se-sigurise-se-kosoves-te-behet-ne-bashkerendim-me-nato-165334" }