Adnan Januzaj bëhet objekt ironie dhe talljesh: Je rezervë e përjetshme

Publikuar tek: sport, më 12:15 18-01-2015 Adnan Januzaj bëhet objekt ironie dhe talljesh: Je rezervë e përjetshme

Sir Alex Ferguson dhe David Moyes e aktivizonin më shumë me fanelën e Manchester United, por tani me një mbipopullim të repartit ofensiv dhe merkatos së çmendur të Manchester United, Adnan Januzaj po mendon seriozisht largimin. Si për ironi të fatit, karriera e futbollistit nga Kosova mori tatëpjetën që kur ai zgjodhi për të luajtur me Belgjikën, në vend të 4 opsioneve të tjera mes të cilave Shqipëria.

Kjo dhe afrimi I lojtarëve të rinj, e kanë bërë një rezervë luksi te Red Devils, dhe Januzaj është bërë object ironie dhe talljesh. “Je një rezervë e përjetshme. Shpresoj të kalbesh në pankinë” janë vetëm disa nga frazat që shumë përdorues të rrjeteve sociale, i adresojnë talentit nga Istogu. Babai i tij Abedini, i njëjti që vendosi që Adnani të luante me Belgjikën dhe jo me Shqipërinë, tani po bën sondazhe për merkaton.  

Manchester United mendon që ta huazojë Adnan Januzajn te gjiganti portugez, Porto, deri në fund të sezonit.  Adnan Januzaj pritet të largohet nga Manchester Unitedi në fomë huazimi deri në fund të sezonit, pasi nuk po arrin të zerë vend në formacionin e Louis Van Gaal. Ditet e fundit, mediat britanike dhe portugeze kanë shkruar se kosovari me pasaportë belge pritet të huazohet te gjiganti portugez, Porto. Por, trajneri i Portos, Julen Lopetegui, nuk ka pranuar të flase për transferimin e mundshëm të kosovarit, shkruan portali portugez, MaisFutebol. Talenti i Red Devils, kërkohet gjithashtu nga  Real Sociedad, Aston Villa, Everton, Juventusi dhe PSG.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skuadra e Partizanit, ka prezantuar së fundmi edhe uniformën e re
Real Madrid kampion i dimrit pas fitores 0-3 kundër Getafe »
Article Logic
Execution time: 0.020404100418091
array(1) { ["section"]=> string(74) "adnan-januzaj-behet-objekt-ironie-dhe-talljesh-je-rezerve-e-perjetshme-809" }