Futbollisti me origjinë kosovare Adnan Januzaj do të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ku sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në emisionin ‘Info 3’ të RTK-së, është shprehur se Adnan Januzaj mund të jetë lojtari i parë që do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
“Ai e ka shprehur dëshirën që të luaj për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, ka deklaruar Salihu, por sërish duhet pritur vendimi që do të mar FIFA për çështjen e statutit të lojtarit.