Adnan Januzaj: Ja kush ma shkatërroi karrierën

Publikuar tek: sport, më 20:18 11-02-2018 Adnan Januzaj: Ja kush ma shkatërroi karrierën

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj ka akuzuar ish trajnerin e Manchester United, Louis van Gaal, se i “shkatërroi” besimin dhe ndaloi rritjen e tij si lojtar.

23-vjeçari ishte i destinuar për një karrierë të madhe të ‘Djajtë e Kuq’, duke u cilësuar si pasuesi më i denjë i Ryan Giggs.

“Nuk ka pasur asnjë mundësi, vërtetë”, ka deklaruar Januzaj që sot luan për Real Sociedadin.

“Nuk isha në garë për ndonjë vend. Si mund ta them këtë: Ai (Van Gaal) nuk më dha asnjë sinjal të drejtë për të luajtur lojën time. Isha ende një lojtar i ri”, ka shtuar ai, raporton Periskopi.

“Kur në skuadër keni një lojtar të ri, trajneri duhet t’i jap besim. Duhet ta lë të luaj dhe të rritet si lojtar”.

“Natyrisht, kjo nuk ndodhi nën urdhrat e Van Gaal, kështu që ishte një sezon shumë i vështirë për mua”, ka thënë Januzaj.

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet axhenda e javës së 20-të, kryendeshja luhet të hënën
»
Article Logic
Execution time: 0.022749900817871
array(1) { ["section"]=> string(52) "adnan-januzaj-ja-kush-ma-shkaterroi-karrieren-109927" }