Aerd Rushiti, djali që jep një ide të bukur bamirësie por.. a mund të realizohet?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:48 04-06-2015 Aerd Rushiti, djali që jep një ide të bukur bamirësie por.. a mund të realizohet?

Aerd Rushiti, një ndjekës i faqes së opinionistit Olti Curri është kthyer në personazh pas idesë së hedhur për realizimin e një akti bamirësie. Aerdi propozon diçka vërtet të bukur për të ndihmuar sadopak njerëzit në nevojë por sa e mundur është që ideja e tij të materializohet? Le të lexojmë fillimisht se si e ka menduar Aerdi.

“ Përshëndetje Olti. Kisha dëshirë, të bëja diçka , që e mendoj të mirë deri në pikën që nuk do abuzojnë personat përkatës për  këtë. Do kisha dëshirë që në Tiranë apo dhe kudo nëpër Shqipëri nëpër furra, buke, kafene... dikush kur shkon për të blerë, mund të blerë për vete (kafe, ujë...), të paguajë dhe një ose sa ka mundësi  për dikë tjetër që s’ka mundësi për një bukë ose një kafe ose ujë. Dhe kur dikush të pyesë nëse ka bukë plus të kuptohet që është pjesa që dikush ka lënë për “këta”.

Kjo pra është  mënyra se si e ka menduar ky i ri i cili shton se është i pari që do të solidarizohet me këtë gjest.

Por sa e realizueshme është ideja e Aerdit. Praktikisht është gjëja më e thjeshtë e mundshme por sa i takon moralit...A do jenë kaq të moralshëm shitësit sa ato lekë që dikush i lë t’ua japin njerëzve që kanë vërtet nevojë?

Megjithatë, ndërgjegjësimi nga këtu fillon ndaj ideja e tij duhet përgëzuar dhe  shpërndarë sa më shumë të jetë e mundur.

Mesazhi i të riut

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ledion Liço publikon videoklip erotik, komentuesi: Mos guxo të këndosh më
Mos u skandalizoni, është shqipja e shkruar nga një polic: “NUK JEP PERPARS KAMSOR KISESHI SINJALISTIK. VERTIKA HORISONT'' »
Article Logic
Execution time: 0.01777195930481
array(1) { ["section"]=> string(83) "aerd-rushiti-djali-qe-jep-nje-ide-te-bukur-bamiresie-por-a-mund-te-realizohet-12671" }