Aeroplanët luftarakë amerikanë hedhin fletëpalosje mbi “kryeqytetin” e ISIS në Siri

Publikuar tek: bota, më 08:16 29-03-2015 Aeroplanët luftarakë amerikanë hedhin fletëpalosje mbi “kryeqytetin” e ISIS në Siri

Më 26 mars, avionët luftarakë të amerikës F-15E Strike Eagle, kanë kryer një mision të pazakontë në rajonin e Gjirit, ku kanë hedhur mbi 60 mijë fletëpalosje në Raqqa, fortesa e ISIS në Siri.

Fletëpalosjet përmbajnë disa vizatime ku duken 7 burra të rreshtuar përpara një mulliri mishi, të emëruar “Daesh”, akronim arab i ISIS, të cilën anëtarët e grupit xhihadist e marrin si ofendim.

Qëllimi i fletëpalosjeve është në vazhdimësi të luftës psikologjike kundër ISIS, për dekurajimin e personave që duan të bashkohen me xhihadistët e mesazhi i fletëpalosjeve është i qartë, ata që rekrutohen nga ISIS, do ta gjejnë veten në një mulli mishi figurative, e mund të kthehen shumë shpejt në viktimat e ardhshme të ISIS.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031425952911377
array(1) { ["section"]=> string(86) "aeroplanet-luftarake-amerikane-hedhin-fletepalosje-mbi-kryeqytetin-e-isis-ne-siri-7238" }