Aeroporti i Vlorës merr një mesazh nga rivali në Tiranë: Urojmë sukses për çdo investim në fushën e aviacionit

Publikuar tek: ekonomi, më 19:42 30-01-2018 Aeroporti i Vlorës merr një mesazh nga rivali në Tiranë: Urojmë sukses për çdo investim në fushën e aviacionit

Aeroporti i Vlorës pritet të fillojë nga ndërtimi shumë shpejt, për të qenë gati para vitit 2021, ashtu siç premtoi kryeministri Rama në fushatë.

Por përveç përgëzimeve dhe pritshmërive të mëdha që ky investim ka tek qytetarët, ai është pritur mirë edhe nga rivalët.

Është pikërisht kompania rivale, “Tirana International Airport” e cila administron aeroportin e Rinasit që ka shprehur kënaqësinë se në vendin tonë po shtohen operatorët në këtë sektor.

Më poshtë deklarata e plotë e TIA:

Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Marrëveshja me Qeverinë Shqiptare për liberalizimin e fluturimeve e firmosur në vitin 2016, ka dëshmuar vullnetin e plotë të TIA-s për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi.

TIA u ka shërbyer vitin që shkoi 2.6 milionë pasagjerëve dhe do të vazhdojë t’u shërbejë me përkushtim, me ndihmën e vlefshme të punonjësve të saj dhe palëve të treta, që punojnë pa u kursyer për t’u siguruar pasagjerëve një udhëtim të qetë dhe të sigurt.

Kompania do të vazhdojë të kontribuojë siç ka bërë deri më tani, në rritjen e ekonomisë, në promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave shqiptare, në mbështetje të fushës së edukimit dhe njerëzve në nevojë, me rol të rëndësishëm në punësimin e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës rreth e qark aeroportit, duke operuar me korrektësi sipas standardeve evropiane.

TIA  uron sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024363040924072
array(1) { ["section"]=> string(116) "aeroporti-i-vlores-merr-nje-mesazh-nga-rivali-ne-tirane-urojme-sukses-per-cdo-investim-ne-fushen-e-aviacionit-108521" }