Aeroporti në jug, jepen 30 milion lekë për studimin e fizibilitetit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:55 01-08-2016 Aeroporti në jug, jepen 30 milion lekë për studimin e fizibilitetit Gjirokaster

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka marrë autorizimin e Këshillit të Ministrave për të kryer procedurën e prokurimit publik për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit. Autorizimi i është dhënë MTI-së, përmes një vendimi të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të qeverisë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të prokurojë fondin limit prej 30 milion lekësh si shumë e miratuar në programin ekonomik të vitit 2016 të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe shoqërisë “Albcontrol”.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, me cilësinë e organit qendror blerës, ka përgjegjësi të bashkërendojë punën me Autoritetin e Aviacionit Civil për zhvillimin e procedurës së prokurimit në emër dhe për llogari të këtij Autoriteti, sipas standardeve ligjore në fuqi, dhe miratimin e specifikimeve teknike, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil.

Referuar vendimit, MTI ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e operatorëve ekonomikë, deri në shpalljen e njoftimit të fituesit. Kontrata me operatorin ekonomik, të shpallur fitues nga kjo procedurë prokurimi, sipas vendimit, do të lidhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky vendim vjen pas rishikimit të kontratës koncesionare të aeroportit “Nënë Tereza”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072128772735596
array(1) { ["section"]=> string(72) "aeroporti-ne-jug-jepen-30-milion-leke-per-studimin-e-fizibilitetit-48381" }