Aeroporti “Nënë Tereza” thyen rekord, shënon numrin më të lartë të pasagjerëve

Publikuar tek: ekonomi, më 22:19 02-12-2016 Aeroporti “Nënë Tereza” thyen rekord, shënon numrin më të lartë të pasagjerëve

Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar dy etapat më të rëndësishme në trafikun e pasagjerëve duke pritur udhëtarn e dy miliontë. Në të njëjtën kohë ka regjistruar numrin më të lartë të klientëve të shërbyer nga aeroporti.

Në një njoftim për shtyp, TIA bën të ditur se, ndikuar nga rritja e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve të operuara nga shoqëritë ajrore, trafiku i pasagjerëve u rrit ndjeshëm me 8% në 2016 krahasuar me vitin 2015.

Aeroporti ka mirëpritur tre shoqëri të reja ajrore gjatë këtij viti si dhe ka filluar operimin e katër destinacioneve me një total prej 14 shoqërish ajrore të cilat lidhin 36 destinacione përgjatë vitit.

Shifra prej dy milonë u shënua nga shtetasi Ahmet Balla, i cili mbërriti në TIA për fluturimin e mbrëmjes me shoqërinë ajrore Jet Airways për Bruksel. Me këtë rast, aeroporti mbajti një ceremoni si dhe surprizoi pasagjerin duke e shpërblyer me një paketë të plotë javore pushimesh për vitin 2017. 

“Tirana International Airport shënoi një shifër të konsiderueshme sot dhe ne jemi më shumë se të gëzuar me arritjen më të madhe të TIA-s dhe vendit, me transportin ajror, në fillim të festave të fundvitit. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pasagjerët tanë, shoqëritë ajrore si dhe palët e treta të përfshira në operimet e përditshme të aeroportit. Dy milionë dedikime për secilin punonjës dhe pasagjer,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10828495025635
array(1) { ["section"]=> string(81) "aeroporti-nene-tereza-thyen-rekord-shenon-numrin-me-te-larte-te-pasagjereve-61417" }